Lidhje

Dita e Flamurit në Kosovë


Edhe në Kosovë sot po kremtohet 28 nëntori, dita e pavarësisë së Shqipërisë që atje shënohet si festë e flamurit kombëtarë. Njëkohësisht kjo ditë atje shënohet si përvjetor i paraqitjes së parë publike të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindje e komandantit të saj legjendar Adem Jashari.

Por kjo ditë nuk është pjesë e festave shtetërore të Kosovës. Me ligjet në fuqi kjo shënohet si ditë përkujtimore e shqiptarëve.

Ndonëse nuk ka pasur asnjë organizim institucional, festa e flamurit po shënohet me veprimtari të ndryshme kulturore të organizatave e forcave politike që nuk pajtohen me lënien e saj jashtë kalendarit të festave shtetërore të Kosovës.

Kjo festë kremtohet për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së vendit ndërsa përkon me 40 vjetorin e demonstratave të shqiptarëve të Kosovës me kërkesat për avancimin e pozitës së Kosovës në federatën e atëhershme jugosllave. Kërkesa për lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptarë ishte një nga kërkesat kryesore të demonstratave të vitit 1968. //rd//

XS
SM
MD
LG