Lidhje

Kërcënimet ndaj gazetarit kroat


Një organizatë ndërkombëtare që mbron të drejtat e gazetarëve i dënoi kërcënimet e fundit ndaj një gazetari kroat të njohur për hetimet rreth krimeve të luftës.

Organizata “Reporterët pa Kufij” tha se kërcënimet e kohëve të fundit ndaj gazetarit Drago Hedl tregojnë se gazetarët janë bërë objekti kryesor për ata që po mundohen të fshehin rolin e tyre në konflitet e fundit. Deklarata theksonte rendësinë e garancive që i duhen dhënë medias për të bërë punën e saj.

Hedl, gazetar i së përditëshmes kroate Jutarnji, thotë se ai mori një mesazh që i këcënonte jetën nëse do të vazhdonte njoftimet rreth konfliktit kroat të viteve 90. Njoftimet e gazetarit kanë nxjerrë në pah krimet e bëra nga forcat kroate nën komandën e politikanit Branimir Glavas, që po gjykohet për krimet në zonën e Osijekut gjatë konfliktit.//rd//

XS
SM
MD
LG