Lidhje

Merr fund konfrontimi me terroristët në Bombei


Në Bombei mori fund konfrontimi me terrorisët dhe vemendja është përqendruar tani te ndihma për të mbijetuarit, vlerësimi i dëmeve dhe identifikimi i personave përgjegjës për gjakderdhjen.

Forcat e sigurimit po kontrollojnë dhomë për dhomë hotelin Taxh Mahal të dëmtuar rëndë për të garantuar se nuk ka më rrezik dhe për të evakuuar ndonjë person që mund të ketë mbetur ende.

Operacionet e luftimit përfunduan në këtë hotel sot në mëngjes, 60 orë pas sulmeve të koordinuara të ndërmarra nga grupet ekstremiste në disa objekte të qytetit. Rreth 200 vetë u vranë gjatë këtyre sulmeve, mes tyre edhe 22 të huaj.

Dje, komandot indiane i dhanë fund dy konfrontimeve të tjera me ekstremistët në Hotelin Oberoi dhe në Qendrën hebraike Çabad. Të paktën 11 militantë u vranë ndërsa një tjetër është arrestuar.

Mes të vdekurve ka edhe zyrtarë të lartë të policisë indiane dhe televizionet sot ishin të mbushur me imazhe funeralesh solemne.

Zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë identitetin e autorëve të sulmeve. Zyrtarë amerikanë të zbulimit thanë se sulmet mbanin shenjat e atyre të ndërmarra më parë nga grupi ekstremist me bazë në Pakistan, Lashkar e-Taiba. //ii

XS
SM
MD
LG