Lidhje

SHBA i shprehin ngushëllime popullit indian për sulmet në Bombei


Presidenti amerikan Xhorxh Bush i shprehu ngushëllimet dhe mbështetjen e tij të plotë popullit të Indisë, pas sulmeve terroriste në Bombei, ku u vranë rreth 200 persona, mes tyre edhe 5 shtetas amerikanë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në televizion, zoti Bush tha sot se “ndërsa populli i demokracisë më të madhe të botës përpiqet të kapërcejë gjendjen e krijuar nga sulme, ai ka në krah popullin e demokracisë më të vjetër të botës”.

Presidenti Bush tha po ashtu se “vrasësit që kryen sulmet në Bombei janë brutalë dhe të dhunshëm, por terrori nuk është ai që thotë fjalën e fundit”. Presidenti Bush theksoi durimin dhe fuqinë e popullit indian në përballimin e kësaj prove të rëndë.//lk

XS
SM
MD
LG