Lidhje

SHBA dhe BE dënojnë ekzekutimin nga Kina të një shkencëtari


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dënuan ekzekutimin nga Kina të shkencëtarit dhe biznesmenit Uo Uei Han, i akuzuar si agjent i Tajvanit.

Një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Pekin tha se qeveria e Shteteve të Bashkuara është e shqetësuar dhe e zhgënjyer thellë nga ekzekutimi i djeshëm, data e të cilit nuk ishte njoftuar më parë.

Edhe Bashkimi Europian e dënoi ekzekutimin, i cili u bë ndërkohë që zyrtarët europianë dhe ata kinezë po zhvillonin në Pekin një dialog për të drejtat e njeriut. Lajmi i ekzekutimit të zotit Uo u bë i ditur fillimisht nga e bija e tij Ran Çen, e cila është shtetase austriake.

Ajo tha se ishte tronditur kur zyrtarë të ambasadës austriake e kishin njoftuar të premten për ekzekutimin. Zonja Ran Çen tha se i ati nuk kishte qenë në dijeni se do të ekzekutohej kur zyrtarët i lejuan ata të takoheshin të enjten.

Ajo tha se i ati ishte habitur kur pa pjestarët e familjes për herë të parë që nga arrestimi i tij në vitin 2005. //bsa//

XS
SM
MD
LG