Lidhje

Një album muzikor me poezi të Papa Gjon Palit të II-të


Një album i ri me këngë të bazuara në poemat e krijuara nga Papa Gjon Pali i Dytë, dhe të interpretuar nga Plaçido Domingo, është hedhur në shitje në Itali.

Albumi me titull “ Dashuri e pafundme”, përmban 12 këngë. Ai u prezantua në Vatikan ditën e premte. Tenori i famshëm Domingo, tha se albumi nuk është vetëm për besimtarët, por ai është për të gjithë

CD-a përmban duete me tenorin italian Andera Boçeli, me këngëtaren e muzikës gospëll, Vanesa Williams dhe me këngëtaren lirike Katherin Xhenkins. Vargjet e këngëve janë në italisht, anglisht dhe spanjisht.

Kompania e regjistrimeve Dojçe Gramafon tha se CD-a do të publikohet në dhjetor në Meksikë, vendi ku tenori i madh Domingo, është rritur. Ndërsa vitin e ardhshëm, albumi do të nis të shitet anemban botës.

Papa Gjon Pali i dytë, i cili u nda nga jeta në vitin 2005, ka publikuar poezi, prozë dhe ese filozofike në Poloni përpara se të bëhej Papë. //mm//

XS
SM
MD
LG