Lidhje

India pas krizës: Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm


Në Indi, zyrtari më i lartë për çështjet e sigurimit dha dorëheqjen, në klimën e akuzave se qeveria nuk bëri sa duhej për të parandaluar sulmet terroriste në Bombei.

Ministri i Brendshëm Shivraj Patil e dha dorëheqjen të dielën mes akuzave të opozitës dhe të medias se ishte dështimi i qeverisë në kundërzbulim që lejoi ngjarjen e rëndë. Vendin e tij e zuri Ministri i Financave, Chndabaram.

Kryeministri Manhoman Sing tha në një takim të të gjitha partive politike të Indisë në Nju Delhi, se qeveria po forcon masat e sigurisë. Zoti Sing bëri të njohur se forca kryesore kundër terrorizmit, Roja Kombëtare e Sigurisë, do të shtohet në numër. Ai tha po ashtu se janë marrë masat për krijimin e një agjencie federale hetimi.

Rreth 175 vetë u vranë në sulmet që filluan të mërkurën dhe zgjatën tre ditë në disa objekte të qytetit. Qindra persona të tjerë u plagosën.

Komandot indiane vranë 9 persona të armatosur gjatë luftimeve të ashpra. Një person i armatosur i identifikuar si pakistanez, është kapur i gjallë. Ministri i jashtëm i Indisë ka thënë se ekzistojnë prova që flasin për lidhje të personave të armatosur me Pakistanin. Pakistani ka mohuar se ka patur ndonjë rol në këtë ngjarje.

Zyrtarë amerikanë të zbulimit thanë se sulmi kishte shenjat e grupit ekstremist islamik me bazë në Pakistan, Lashkar e-Taiba. //mm//

XS
SM
MD
LG