Lidhje

Presidenti i zgjedhur Obama dhe ekipi i tij i Sigurisë Kombëtare

  • Xhim Malone

Zoti Obama bëri të njohur dje ekipin e tij të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare, në një konferencë shtypi që dha në Çikago.

Presidenti i zgjedhur tha se ka ardhur koha për një fillim të ri në atë që ai e cilësoi një botë të pasigurt dhe e përshkoi ekipin e tij si të gatshëm për të udhëhequr atë që ai e cilësoi një agim i ri për udhëheqjen amerikane në mbarë botën.

"Ne do ta fuqizojmë më tej kapacitetin tonë për t’i mundur armiqtë dhe për të mbështetur miqtë tanë. Ne do t’i ripërtërijmë aleancat tona të vjetra dhe të do të krijojmë të reja. Do t’i tregojmë botës edhe një herë se Amerika nuk do heqë kurrë dorë nga mbrojtja e popullit, se do të jetë e papërkulur në çuarjen përpara të interesave tona dhe e tërësisht e përkushtuar ndaj idealeve që ndriçojnë si fanar për demokracinë dhe drejtësinë në botë, sepse vlerat amerikane janë ekporti më i madh i Amerikës në botë."- tha zoti Obama.

Zgjedhja e zotit Obama për Hillari Klinton si Sekretare Shteti ka qenë zhvillimi më interesant i deritanishëm i periudhës së tranzicionit presidencial.

Zoti Obama e përshkroi rivalen e tij politike, si një njeri që ngjall respekt në politikën botërore dhe që mund të verë në jetë përkushtimin e tij për rigjallërimin e diplomacisë dhe të aleancave amerikane.

Zonja Klinton tha se do të jetë e vështirë për të, që të lerë postin e senatores, por ajo shtoi se ishte emocionuar së tepërmi nga sfida e përfaqësimit të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit.

"Ne e dimë se siguria jonë, vlerat tona dhe interesat tona nuk mund të mbrohen dhe çohen përpara vetëm me forcë dhe as vetëm nga Amerika. Ne duhet të ndjekim një diplomaci të fuqishme, duke përdorur të gjitha mjetet që mundemi për ndërtimin e një të ardhmeje me më tepër partnerë dhe më pak kundërshtarë, më tepër mundësira dhe më pak rreziqe për të gjithë ata që këkojnë lirinë, paqen dhe begatinë,"- tha ajo.

Në mënyrë që t’i hapte rrugën së shoqes për postin e sekretares së shtetit, bashkëshorti i zonjës Kinton, ish-presidenti Bill Klinton pranoi të bënte të njohura emrat e të gjithë donatorëve për fondacionin e tij të bamirësisë, për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm interesi.

Zgjedhja e zotit Obama për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, është Robert Gejts, personi që aktualisht e ka këtë post në administratën Bush.

Presidenti i zgjedhur tha se zoti Gejts gëzon respektin e të dyja partive politike në Kongres për pragmatizimin dhe kompetencën e tij.

Edhe zoti Gejts foli në konferencën e shtypit dhe tha se ishte i kënaqur që do ta vazhdojë punën e tij.

"Ndjehem tepër i nderuar që presidenti i zgjedhur më ka kërkuar ta vazhdoj punnë si sekretar i mbrojtjes. I ndërgjegjshëm që ne jemi të përfshirë njëkohësisht në dy luftra, si dhe për sfidat e tjera serioze brenda vendit, me një ndjenjë përgjegjësie të thellë, për burrat dhe gratë amerikane në luftë, mua më duhet të bëj detyrën time, si edhe ata. E si mund të veproja ndryshe?"- tha zoti Gejts.

Zoti Obama bëri të njohur edhe emërime të tjera, si Erik Holder për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, dhe guvernatoren e Arzionës Janet Napolitano në postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare.

Po ashtu, zoti Obama emëroi gjeneralin në pension të marinës amerikane James Jones për postin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe Susan Rice si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Në konferencën e shtypit, zotin Obama po ashtu e pyetën edhe për sulmin e ditëve të fundit në Bombei. Ai përsëriti se SHBA e kanë tani një president. Por ai i dënoi me forcë sulmet dhe tha se administrata e tij do ta mbështesë Indinë në përpjekejt për kapjen e personave përgjegjës për sulmet.

"Si unë, edhe ekipi im, jemi plotësisht të përkushtuar për eliminimin e kërcënimit të terrorizmit dhe kjo është më se vërtetë. Ne nuk mundet të kemi, apo të durojmë një botë, ku të pafajshmit të vriten nga ekstremistët e bzzuar në idoelogji të mbrapshta dhe ne do të ushtrojmë të gjithë pushetin që kemi jo vetëm atë ushtarak, por edhe atë diplomatik, ekonomik dhe politik për eliminimin e këtyre kërcënimeve", - tha ai.

Zoti Obama do të bëjë betimin si Presidenti i 44-rt i SHBA-së më 20 janar dhe kabineti i tij do të konfirmohet nga Senati para se të fillojë nga detyra.//lk

XS
SM
MD
LG