Lidhje

Kriza financiare do të ndikojë në renien e rritjes ekonomike botërore


Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se rritja ekonomike botërore mesa duket do të bjerë deri në 1 përqind vitin që vjen nga 2,5 përqind këtë vit, si rezultat i krizës globale financiare.

Raporti i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara përcakton sipas një “skenari me nota më pesimiste” se ekonomia globale madje mund të tkurret më tej vitin që vjen. Kombet e Bashkuara publikuan sot në Katar raportin për parashikimin e ekonomisë për 2009-ën, gjatë një konference për zhvillimin.

Studimi i OKB-së parashikon se vendet në zhvillim do të shikojnë një rënie ekonomike prej 2,7 përqindësh në vitin që po vjen. Raporti thotë se niveli po pëson një “ngadalësim të rrezikshëm” për vendet në zhvillim që përpiqen të reduktojnë varfërinë dhe mbajnë një stabilitet politiko-social.

Në një zhvillim tjetër, ministrat evropian të ekonomisë u takuan sot në Bruksel për të diskutuar propozimin e Komisionit Evropian për të venë në qarkullim 253 miliard dollarëve për të nxitur ekonomitë e euro-zonës.Gjermania dhe Polonia kanë qënë kritike rreth propozimit duke thënë se nuk do të shtojnë shpenzimet për të kënaqur vendet fqinje. //kh//

XS
SM
MD
LG