Lidhje

Ministrat e Nato-s do të shqyrtojnë nevojat e aleancës


Ministrat e jashtëm të NATO-s takohen të martën për të analizuar nevojat e aleancës në Afganistan dhe për të rishikuar detajet e angazhmit afatgjatë të NATO-s në Ballkanin perëndimor.

Ministrat pritet të përdorin takimin dy ditor në Bruksel për të shkembyer ide rreth marrëshënieve me Rusinë dhe për të diskutuar rreth aspirtave të Gjeorgjisë dhe Ukrainës për anëtarësim të mundëshëm. Ministrat gjithashtu di të diskutojnë strategjitë për thellimin e bashkëpunimit politik dhe praktik me vendet jo-anëtare të mesdheut, prfshi Algjerinë, Egjiptin, Izraelin dhe Jordaninë.

Në prill, NATO-ja ftoi zyrtarisht Shqipërinë dhe Kroacinë për të filluar bisedimet për anëtarësimin e pritshëm në aleancë. Në atë kohë, zyrtarët e Natos thanë se shpresonin që të dy vendet do të merrnin pjesë si anëtare të rregullta të Natos në takimin vitit që vjen të aleancës.//rd//

XS
SM
MD
LG