Lidhje

Shtetet e Bashkuara në recesion  qysh në 2007ën


Një grup kërkimor thotë se Shtetet e Bashkuara hynë në recesion në fund të vitit 2007. Zyra Kombëtare për Kërkimet Ekonomike studion lëkundjet e cikleve të biznesit në ekonominë amerikane dhe konsiderohet si arbitër i recesioneve amerikane.

Ndërkohë, një raport tjetër thotë se aktiviteti amerikan i prodhimit u tkurr gjatë muajit nentor me një shpejtësi më të madhe që nga viti 1982. Grupi industrial, i bazon gjetjet në anketat me disa qindra kompani në mbarë vendin.

Gjithashtu një raport tjetër thotë se edhe shpenzimet në sektorin e ndërtimit kanë rënë. Njoftimet zhgënjyese ekonomike vijnë ndërkohë që qeveria amerikane përgatitet për të publikuar të premten një raport nga mbikëqyrja nga afër e papunësisë.

Shumë ekonomistë parashikojnë se papunësia amerikane do të shtohet edhe më shumë sesa masa prej 6,5 përqind e muajit të kaluar.//kh//

XS
SM
MD
LG