Lidhje

Shqipёria nё Ditёn Ndёrkombёtare kundёr Sidёs


1 dhjetori ёshtё dita ndёrkombёtare e luftёs kundёr Hiv/Aids. Nё Shqipёri rasti i parё u shfaq nё vitin 1993 dhe qё atёherё nurmi i tё prekurve ka ardhur nё njё rritje progresive. Shqipёria konsiderohet njё vend me prevalencё tё ulёt tё infeksionit Hiv/AIDS por megjithatё, autoritetet shёndetёsore vendase vlerёsojnё se vendi mund tё pёrballet me njё rritje tё shpejtё nёse nuk merren masat e duhura parandalues.


Nё 15 vjet numri i pёrgjithshёm i rasteve me Hiv/Aids tё konstatuara nё Shipёri ka shkuar nё 291 dhe vetёm nё 11 muajt e kёtij viti janё 35 raste tё reja. Edhe struktura e tё prekurve nga infeksioni apo ajo e pёrhapjes sё tij thuasje nuk ka ndryshuar. Mbizotёron transmetmi pёrmes rrugёve seksuale, mbi 90 pёrqind tё rasteve dhe pjesa tjetёr pёrfaqёsohet nga infektimi nga nёna te fёmija apo pёrnmes gjakut. Njё rast i vetёm ёshtё konstatuar qё tё jetё nga pёrdoruesit e drogave, nga injektimi.

Gjithashtu meshkujt vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të rasteve 69% (202 raste), por vërehet një rritje e numrit të femrave HIV pozitiv 31% (89 raste deri tani, nga tё cilat 15 tё diagnostikuara vetёm nё 2008.

Njё numёr jo i vogёl ka prekur fёmijёt. Janё 17 raste tё konstatuara deri tani nga tё cilat 12 janё infektuar pёrmes transmetimit nga nёna te fёmija dhe 5 tё tjerёt nёpёrmjet gjakut.

Tё gjithё kёta fёmijё trajtohen me terapinё e nevojshme. Qё prej vitit2004 ёshtё bёrё i mundur sigurimi i medikamenteve antiretrovirale per personat qe jetojne me HIV/AIDS. Njё mjekim i cili sigurohet falas per te gjithe personat qe kane nevoje, dhe aktualisht janё110 persona qё trajtohen Departamentit te Semundjeve Infektive dhe Sherbimit Pediatrik nё Tiranё.

Qe prej vitit 1993, kur u zbulua rasti pare me HIV, 99 persona kane shfaqur AIDS dhe 56 prej tyre kane vdekur.

Shifrat aktuale flasinё pёr njё prevalencё tё ulёt tё infeksionit Hiv nё Shqipёri. Megjithatё autoritetet shёndetёsore pranojnё se verehet nje tendence ne rritje e numrit te rasteve te reja dhe vleresimet sugjerojne per nje numër me te madh te rasteve te padiagnostikuara. Nga ana tjetёr, Shqipёria, po sipas kёtyre vlerёsimeve mund te perballet me nje rritje te shpejte te numrit te rasteve, nese nuk merren masat e duhura per parandalimin e epidemise e ne menyre te vecante te grupet me risk me te larte dhe me vulnerabel te popullates, sic janё punonjёset e seksit, pёrdoruesit e drogave apo grupet e margjinalizuara tё shoqёrisё sic ёshtё njё pjesё e mirё e popullsisё rome.

Aktualisht nё tё vёrtetё pёr shkak edhe tё shtrirjes sё rrjetit tё qendrave tё kёshillitmit dhe testimit vullnetar, brenda 3 viteve tё fundit ёshtё dhjetёfishuar , duke shkuar nё mbi 2800 numri i personave qё i janё nёnshtruar me kёrkesё tё tyre testeve, ndёrkohё qё po zgjerohen edhe qendrat e trajtimit pёr pёrdoruesit e drograve vecanёrisht atyre me injektim. //ad//

XS
SM
MD
LG