Lidhje

WP: Pentagoni, 20 mijë trupa per raste emergjente


Një raport i publikuar sot thotë se Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka në plan të dislokojë 20 mijë trupa për të ndihmuar zyrtarët shtetërorë dhe vendorë për tu përgjigjur ndaj sulmeve bërthamore dhe emergjencave të sulmeve terroriste.

Gazeta The Washington Post citon burime të Pentagonit të kenë thënë se plani bën thirrje për tre forca të veprimit të shpejtë që të jenë të gatshme deri në vitin 2011.

Njësia e parë është tashmë e organizuar. Ajo e ka bazën në Fort Stewart të Xhorxhias. Dy njësitë e tjera do të bashkohen me gati 80 njësi më të vogla të Gardës Kombëtare për të ndihmuar në rast të një sulmi.

Njësitë do të stërviten për t'u përballur me incidente të ndryshme që nga ato kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Disa grupe e kanë kritikuar rolin e fuqishëm të ushtrisë amerikane në zbatimin e ligjit.//rd//

XS
SM
MD
LG