Lidhje

SHBA i kërkojnë Pakistanit të bashkëpunojë në hetimet rreth Bombeit


Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs i kërkoi Pakistanit që të bashkëpunojë plotësisht në hetimin e sulmeve terroriste në kryeqytetin financial të Indisë, Bombei.

Duke folur sot me gazetarët rrugës për në Londër, dy ditë para se të shkojë në Indi, zonja Rajs tha se nuk do të arrijë në përfundime të nxituara.

India akuzon Pakistanin për përfshirje në sulme. Islamabadi i mohon akuzat.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha dje se vizita e zonjës Rajs në Nju Delhi këtë javë është një sinjal i mëtejshëm i angazhimit amerikan për solidaritet me popullin e Indisë. Zonja Rajs shkon në Indi pasi të marrë pjesë në një takim të NATO-s në Londër. (ze)

XS
SM
MD
LG