Lidhje

Paralajmërohet mundësia e një sulmi bërthamor ose biologjik


Një grup dypartiak i kongresit amerikan paralajmëron mundësinë e një sulmi bërthamor ose biologjik diku në botë brenda pesë vjetëve të ardhshëm.

Komisioni për Mospërhapjen e Armëve të Shkatërimit në Masë dhe Terrorizmit tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë me vendosmëri dhe me urgjencë të madhe për të përballur një kërcënim të tillë.

Në një deklaratë të publikuar sot një ditë para paraqitjes zyrtare të raportit, kreu i komisionit tha se siguria po dobësohet në vend që të forcohet.

Komisioni i bëri thirrje administratës së ardhëshme të presidentit të zgjedhur Barak Obama të jetë e përgatitur, në se është e nevojshme, për një luftë biologjike.

Komisioni i bën gjithashtu thirrje administratës të rigjallërojë politikat drejt vendeve të Azisë së Jugut ku terroristët kanë strehë. Komisioni veçon Pakistanin si një vend të pllakosur nga ekstremistët ku, sipas tij, materialet bërthamore dhe biologjike duhet të sigurohen më mirë. //ii

XS
SM
MD
LG