Lidhje

Shpërthim i ri në Indi: Vriten dy veta dhe plagosen 30 të tjerë


Zyrtarë indianë njoftuan se sot ka patur një shpërthim me bombë në një tren në shtetin verilindor Assam, ku janë vrarë dy vetë dhe plagosur mbi 30 të tjerë.

Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi sot në mëngjes, në një stacion treni, rreth 300 km në jug të qytetit Guwawati.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Megjithatë policia dyshon se atë e ka organizuar Grupi separatist KLNLF.//lk

XS
SM
MD
LG