Lidhje

Bursat në Evropë rimarrin veten, në Azi rënie të ndjeshme


Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë e rimorën veten, pas rënies së ndjeshme në tregjet e Azisë, ndërkohë që investitorët blenë aksione me çmimeve të ulëta, si pasojë e rënies së madhe dje në Uoll Strit.

Tregjet në botë ranë ndjeshëm pas njoftimeve se ekonomia amerikane është në recesion si dhe pas parashikimit të Kombeve të Bashkuara se recesioni në botë do të keqësohet gjatë vitit të ardhshëm.

Edhe çmimi i naftës u ngrit pak pas rënies në nivelin më të ulët në 3 vjet, pasi investitorët i interpretuan raportet e zymta ekonomike dje se kërkesa për naftë do të vazhdojë të bjerë.

Në përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik, Banka Qëndrore e Australisë i uli interesat me 1 për qind, më shumë se sa pritej, me shpresë që të rikthehet besimi i konsumatorëve dhe bisneseve. Kjo është ulja e katërt e interesave në Australi gjatë 4 muajve të fundit.

Ekonomia australiane ka qënë në gjendje të shmangë recesionin, që ka goditur Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Japoninë, por zhvillimi i saj ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit. //ze

XS
SM
MD
LG