Lidhje

Trupat e NATO-s bastisin përsëri shtëpinë e Radovan Karaxhiçit


Trupat e NATO-s bastisën shtëpinë e ish udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç në kërkim të provave lidhur me vendndodhjen e Ratko Mlladiçit, personi tjetër i akuzuar për krime lufte që nuk është kapur ende.

Zëdhënësi i NATO-s, Derek Çapell tha se autoritetet morën në pyetje disa anëtarë të familjes Karaxhiç, duke përfshirë gruan e tij në Pale pranë Sarajevës.

Zëdhënësi tha se NATO-ja po bën hetime mbi një rrjet që e ndihmoi Karaxhiçin t’i shmanget për një’ kohë të gjatë arrestimit. Ai tha se hetuesit “ishin të kënaqur me rezultatin” e bastisjes por nuk dhanë hollësi.

Gjatë disa viteve të fundit, NATO-ja ka bërë një numër bastisjesh në shtëpinë e Karaxhiçit, i cili u arrestua në Beograd në korrik të këtij viti. (ze)

XS
SM
MD
LG