Lidhje

Takim i ministrave të NATO-s, në rend të ditës edhe Kosova


Ministrat e Natos ndodhen në Bruksel për dy ditë bisedime ku do të diskutojnë mbi aspiratat e Gjeorgjisë dhe Ukrainës për anëtarësim si dhe mbi zhvillimet në Kosovë.

Ministrat do të diskutojnë gjithashtu mbi nevojat e Natos në Afganistan dhe strategjitë për marrëdhëniet me Rusinë pas konfliktit me Gjeorgjinë. Takimi pritet të inkurajojë si Gjeorgjinë dhe Ukrainën për zbatimin e reformave ekonomike e politike për t'u anëtarësuar në aleancë.

Megjithatë ministrat nuk pritet i ofrojnë asnjë vendi plan-veprimin për anëtarësimin. Presidenti gjeorgjian Mikheil Saakashvili i bëri thirrje sot perëndimit të mos i normalizojë marrëdhëniet me Rusinë pa kërkuar llogari për operacionet e saj ushtarake në muajin gusht.

Takimi i NATO-s do të diskutojë edhe mbi zhvillimet në Kosovë dhe ndikimin e tyre në angazhimin afatgjatë të aleancës në Ballkanin Perëndimor. //ii

XS
SM
MD
LG