Lidhje

Kompanitë e makinave paraqesin propozime për rimëkëmbjen

  • Dan Robinson
  • Uashington

Kompanitë amerikane të prodhimit të makinave pësuan humbje të mëtejshme gjatë muajit nëntor, duke theksuar kështu rreziqet me të cilat ndeshet industria e tyre në kushtet e recesionit në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dan Robinson, tre kompanitë kryesore të prodhimit të makinave paraqitën hollësitë e planeve të tyre për ristrukturimin e kompanive përmes një raporti, në përgjigje të kërkesës së anëtarëve të Kongresit:

Përfaqësuesit e Kompanisë "Ford Motors" thonë në një raport për Kongresin, se do të investojnë 14 miliardë dollarë për teknologjitë e reja, që kursejnë karburantin në 7 vitet e ardhshme dhe i kërkuan Kongresit një kredi tjetër prej 9 miliardë dollarësh për të ndihmuar në stabilizimin e operacioneve të kompanisë.

Ky propozim u bë në prag të një seance tjetër dëshmish të drejtuesve të kompanisë në Komisionet e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten dhe të premten, ku ata pritet të dëshmojë dhe ta bindin Kongresin të miratojë një ligj emergjence për një hua prej 25 miliardë dollarësh.

Në këto seanca, kompanitë "Ford", "General motors" dhe "Chrysler" pritet të zotohen se do të marrin hapa të mëtejshëm, si rinegocimi i borxhit, shkurtimi i pagave të drejtuesve dhe shitja e avionëve që kanë në pronësi kompanitë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nansy Pellosi tha dje se ligjvënësit po shqyrtojnë propozimet e kompanive "Genral Motors" dhe "Ford" dhe përsëriti këmbënguljen e Kongresit që kompanitë e makinave të tregojnë se janë të afta për të mbijetuar.

"Industria e makinave duhet të tregojë se do të rinovohet dhe do të jetë e përgatitur për shekullin ne 21-të. Kjo ka të bëjë me aftësitë e kompanive për të mbijetuar, për të qenë të përgjegjshëm para taksapaguesve, por edhe me përpjekjet me rinovimin drejt së ardhmes,"-tha ajo.

Në raportin që dorëzoi, kompania "Ford" thonte se shpreson se do të jetë e aftë t’i transformojë opreacionet e veta, edhe në se nuk do t’i krijohet mundësia për shfrytëzimin e një huaje prej 9 miliardë dollarësh që mund t’i japë qeveria, në se ajo miratohet.

Në se drejtuesit e kompanive do të mund ta bindin Kongresin se janë duke marrë hapat e nevojshëm, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nansi Pelosi tha se udhëheqësit e Kongresit mund të kërkojnë zhvillimin e një tjetër seance për shqyrtimin e ligjit.

Megjithatë, Zonja Pelosi edhe pse ajo tha se do të dëshironte që kjo të ndodhte, nuk u zotua për zhvillimin e një sesioni të tillë, dhe përsëriti se administrata Bush ka autoritetin për të përdorur fonde nga paketa 700 miliardë dollarëshe për t’i ndihmuar kompanitë e prodhimit të makianve.

Dje u njoftuan përsëri lajme jo të mira nga kjo industri, lidhur me pakësimin e shitjeve. "Ford" tha se shitja e makinave të lehta gjatë muajti nëntor ra me 31 për qind, ndërsa "General Motors" njoftoi për një pakësim me 41 për qind të shitjeve gjatë nëntorit. Por në SHBA nuk ka rënë vetëm shitja e makinave amerikane. Edhe kompanitë japoneze "Toyota" dhe "Honda" njoftuan për pakësimin e shitjeve me 34 dhe 32 për qind.//lk


XS
SM
MD
LG