Lidhje

Paralajmërim për sulme me armë biologjike apo bërthamore


Një komision i Kongresit amerikan po paralajmëron për mundësinë e ndonjë sulmi bërthamor apo biologjik kundër një qyteti kryesor në pesë vitet e ardhëshme.

Komisioni dypalësh për Parandalimin e Përhapjes së Armëve të Shkatërrimit në Masë dhe Terrorizmit i bëri thirrje komunitetit botëror që të veprojnë me shpejtësi

kundër një kërcënimi të tillë. Kryetari i komisionit, ish senatori i Floridës Bob Graham, tha gjatë një konference shtypi në Uashington se mundësitë janë të shumta që armët e shkatërrimit në masë të përdoren diku në botë deri nga fundi i vitit 2013.

Ai tha se mundësitë janë më të mëdha që sulmi të jetë biologjik sesa bërthamor. Zoti Graham tha se në Shtetet e Bashkuara ka rënë probaliteti i sigurisë, jo nga mosveprimi, por nga faktorë të tillë si përshembull shtimi i mundësive që armët biologjike të bien më lehtë në duart e terroristëve.

Ai tha se mesa duket Al Qaida do të jetë grupi që do të përdorë armë të tilla. Ai tha se grupi terrorist është riorganizaur në një organizatë më të mprehte dhe më globale. //kh//

XS
SM
MD
LG