Lidhje

Kostot e larta në universitete e venë Amerikën në dizavantazh


Një raport i ri thotë se Shtetet e Bashkuara po mbeten prapa vendeve të tjera kur bëhet fjalë për futjen e të rinjve në kolegje dhe universitete.

Raporti i publikuar sot nga Qendra Kombëtare për Politikat Publike dhe Arsimin e Lartë, fajëson për këtë fakt pjesërisht kostot në rritje. Në raport thuhet se pagesat për universitetet në Amerikë janë rritur me gati 440 përqind që nga vitet 1980. Aty thuhet se gjatë së njëjtës periudhë të ardhurat mesatare për një familje amerikane janë rritur më pak se 150 përqind.

Autorët e raportit thanë gjithashtu se studentët nga familjet me të ardhura të ulta janë më të prekurit, pjesërisht pasi marrin më pak ndihmë financiare sesa familjet me të ardhura të mesme dhe të larta.

Presidenti i qendrës, Patrik Kallan tha se kjo tendencë e vë ekonominë amerikane në një dizavantazh konkurrues, veçanërisht ndërsa vendet e tjera vazhdojnë të bëjnë një punë më të mirë në edukimin e forcës së ardhshme të punës.//rd//

XS
SM
MD
LG