Lidhje

Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi në Kartën e Adriatikut


Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi u bënë sot partnerët e rinj të Kartës së Adriatikut, duke i dhënë një shtysë kështu bashkëpunimit Euro-Atlantik.

Në ceremoninë e mbajtur në Helsinki, ku zhvillohej takimi i ministrave të OSBE-së, ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Lituanisë së bashku me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Daniel Fried shënuar përfshirjen e dy vendeve të reja në Kartën e Adriatikut.

Zoti Fried e cilësoi përfshirjen e tyre “një ditë të mbarë për vizionin e Evropës të bashkuar, të lirë dhe në paqe”.

Pjesëmarrësit ekzistues në kartë shprehën mbështetjen për Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi. //rd//

XS
SM
MD
LG