Lidhje

Jepen kandidaturat për çmimet Grammy


Këngëtari i muzikës rep, Lil Wayne, është emëruar për 8 kategori të çmimeve Gremi, përfshirë edhe albimin më të mirë të vitit për albumin e tij më të shitur, "Tha Carter III."

Ky album është shitur në 1 milion kopje në javën e parë të daljes në shitje në Shtetet e Bashkuara. Grupi britanik Coldplay është kandidat për 7 kategori. Regjistrimi i fundit i grupit Radiohead me titull "Rainbows," u shit fillimisht në Internet për çmimin që njerëzit donin të paguanin, duke tërhequr vemendjen tek vështirësitë e industrisë së regjistrimeve me modelin tradicional të biznesit.

Artistët Leona Lewis, Adele, dhe M.I.A siguruan disa kandidatura për çmimin Gremi. Kandidaturat u njoftuan mbrëmë gjatë një ceremonie në televizion amerikan. Çmimet do të jepen më 8 shkurt.

XS
SM
MD
LG