Lidhje

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Gazmend Oketa në Pentagon


Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Gazmend Oketa, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, u prit të enjten në Pentagon nga nënsekretari amerikan i mbrojtjes Gordon England, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve ushtarake mes dy vendeve tani që Shqippria përgatitet të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s.Gjatë bisedës së zotit Oketa me zotin England, shefi i Pentagonit, Robert Gates, u takua për pak minuta me ministrin shqiptar. Duke komentuar për Zërin e Amerikës, zoti Oketa tha se kishte marrë garanci se bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën ushtarake do të vazhdojë. //rd//

XS
SM
MD
LG