Lidhje

Putin parasheh përmirësim të marrëdhënieve me Amerikën


Kryeministri Vladimir Putin thotë se kërkon marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara kur presidenti i zgjedhur Barak Obama të marrë postin muajin e ardhshëm.

Zoti Putin i tha sot një audience televizive ruse se sinjalet që Rusia po mer nga njerëz të afërt me presidentin e zgjedhur Obama janë pozitive. Ai tha se këto sinjale përfshijnë ndryshime të mundshme të planit amerikan për sistemin e mbrojtjes nga raketat në Evropën qëndrore.

Këto komente zoti Putin i bëri gjatë programit të përvitshëm televiziv me pyetje nga publiku.

Në program, kryeministri popullor vlerësoi Naton që nuk vendosi një kufi kohor për pranimin e Gjeorgjisë dhe Ukrainës në aleancë. Kremlini që e ka akuzuar Naton se përpiqet të izolojë Rusinë, ka kërcënuar se do të marrë masa në se këto vende pranohen në aleancë. //rd//

XS
SM
MD
LG