Lidhje

Shkodër: Nën pranga dy shtetas amerikanë për trafik droge


Drejtoria e Policisë Qarku Shkodër, njoftoi mbrëmë vonë se, në bashkëpunim me Oficerë të FBI-së, ka mundur të arrestojë shtetasit Fatbardh Shtiza dhe Verjon Shtiza, lindur ne Shkodër dhe me shtetësi amerikane.

Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë me Urdhër të Prokurorisë së Rrethit të Shkodrës, në zbatim të kërkesës së autoriteteve të Gjykatës Distriktuale të Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara.

Dy të arrestuarit akuzohen nga drejtësia amerikane për veprën penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim me persona të tjere”. Po sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, po proçedohet për ekstradimin e tyre drejt Shteteve te Bashkuara. //ad//

XS
SM
MD
LG