Lidhje

Kryetari i Partisë AKR, Behxhet Pacolli, komenton për Eulex-in


Behxhet Pacolli, një biznesmen i kthyer në politikan, thotë se i ashtuquajturi plani prej 6 pikësh, që përfshihet në vendosjen e EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, ka krijuar një panik mes qytetarëve shqiptarë por ai mendon se kjo nuk duhet parë si diçka tragjike.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, thotë se e shikon të ardhmen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë si një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre. Zoti Pacolli ishte në Uashington për të marrë pjesë në një takim të organizuar në Qendren për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare ku ndodheshin figura të njohura të politikës amerikane dhe asaj ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG