Lidhje

Militantët në Pakistan djegin kamionët me furnizime për Naton


Militantët në Pakistan kanë shkatërruar më shumë se 100 kamionë që transportonin furnizime për forcat e Natos dhe ato të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuar anë Afganistanin fqinj.

Policia tha se personat sulmuan terminalet në afërsi të qyteti veriperendimor të Peshavarit, duke përdorur raketa, armë dhe granada dore. Zyrtarët thanë se të paktën një roje e sigurisë u vra në shkëmbimet e zjarrit.

Policia tha se personat e armatosur i vurë zjarrin kamionëve dhe kontenierëve me furnizime dhe karburant për forcat e huaja në Afganistan. Drejtuesi një terminali i tha Zërit të Amerikës se gati 300 persona të armatosur shkatërruan të 106 makinat para se të largoheshin nga vendngjarja.

Ushtria amerikane tha se humbjet e saj gjatë sulmit të natës do të kenë një ndikim të vogël në operacionet e saj kundër militantëve talebanë në Afganistan.//rd//

XS
SM
MD
LG