Lidhje

Trazira në Greqi pas vrasjes së një adoleshenti


Trazira kanë shpërthyer në disa qytete greke sot në ditën e dytë të protestave të dhunshme pas qëllimit fatal të një adoleshenti nga policia.

Trazirat filluan dje në mbrëmje në Athinë, shumë shpejt pas incidentit që ndodhi në lagjen Exarchia. Të rinjtë hodhën bomba zjarri mbi policinë, dogjën dhjetra makina dhe thyen xhamat e dyqaneve. Ato u përhapën me shpejtësi në qytetin e Selanikut dhe qytete të tjera në Greqinë veriore.

Dhuna bëri që ministri i Brendshëm Prokopis Pavlopoulos të jepte sot dorëheqjen por kryeministri Kostas Karamanlis e refuzoi atë.

Zoti Pavlopoulos shprehu keqardhje për incidentit dhe tha se ka filluar një hetim.

Dy oficerë të policisë të përfshirë në incident janë ndaluar dhe po merren në pyetje. Oficerët thanë se makina e tyre ishte sulmuar.//rd//

XS
SM
MD
LG