Lidhje

Rusët nderojnë me homazhe Patriarkun Aleksei


Të krishterët ortodoks rusë po nderojnë patriarkun e ndjerë Aleksei, i cili ndihmoi në rigjallërimin e besimit kryesor në Rusi pas përmbysjes së Bashkimit Sovjetik.

Patriarku 79 vjeçar vdiq të premten në Moskë pas një sëmundje të gjatë.

Mijëra besimtarë qëndruan në radhët e gjata për të kaluar para trupit të patriarkut Aleksei në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, ku partriarkut po i bëhet një funeral shtetëror i cili do të zgjasë deri të martën.

Katedralja e shkatërruar nga regjimi stalinist në vitet 1930 u rindërtua në vitet '90 nën udhëheqjen e Alekseit dhe presidentit të ndjerë rus Boris Jeltsin.

I emëruari i përkohshëm i kishës Metropolitan Kirill u bëri thirrje rusëve të bashkohen. Presidenti Dmitri Medvede e cilësoi Aleksein një udhëheqës humanitar. Presidenti Bush dërgoi gjithashtu ngushëllimet e tij.//mm//

XS
SM
MD
LG