Lidhje

Besimtarët myslimanë për haxhillëk në Malin e Arafatit


Rreth 3 milionë besimtarë myslimanë nga e gjithë bota janë mbledhur sot në malin Arafat të Arabisë Saudite në pikën kulmore të pelegrinazhit të haxhillëkut.

Turma besimtarësh të veshur me të bardha filluan të mbërrinin para agimit në qytetin e shenjtë të Mekës. Kjo është pika ku profeti Muhamed dha predikimin e fundit, rreth 14 shekuj më parë.

Myftiu suadit Gnad Abdul al Sheik fajësoi krizën globale financiare për largimin e botës ndaj ligjit islamik.

Megjithë ndalimin e aktiviteteve politike, një grup pelegrinësh morën pjesë në një miting të organizuar nga Irani, kundër SHBA-së dhe Izraelit.

Kur filloi perëndimi i Diellit, pelegrinët filluan të shkojnë në Muxalifa, për të hedhur hedhin gurë në muret e Minaresë në një simbol të dënimit të djallit.

Pelegrinazhi përfundon nesër me fillimin e kurban bajramit. Pelegrinazhi është një nga pesë festimet e fesë islame. Çdo mysliman duhet ta praktikojë atë të paktën një herë gjatë jetës së tij.//rd//

XS
SM
MD
LG