Lidhje

Sekretarja Rajs nxit Pakistanin të bashkëpunojë me Indinë


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoleza Rajs ka nxitur Pakistanin, që të mbajë premtimet dhe të bashkëpunojë me Indinë për të zbardhur aktet terroriste të Bombeit.

Në një intervistë televizive sot, zonja Rajs tha se Pakistani mban përgjegjësi për sulmet, edhe nëse sulmet janë organizuar nga ato segmente që ajo i quajti "jo shtetërorë”.

Ajo tha se e kishte bërë të qartë gjatë vizitës së saj në Pakistan javën e kaluar, se SHBA presin reagimin e Pakistanit.

Zonja Rajs u takua javën e kaluar me zyrtarë të qeverive të Pakistanit dhe Indisë në përpjekje për të ulur tensionet që pasuan gjakderdhjen, në të cilën humbën jetën më shumë se 170 njerëz.

Në zhvillime të tjera, ministri i Jashtëm i Indisë ka mohuar që të ketë telefonuar Presidentin e Pakistanit, një telefonatë kjo e cila nxiti Pakistanin që të vendosë forcat ajrore në gadishmëri të lartë. Ministri i Jashtëm i Indisë u tha sot gazetarëve se çështja e telefonatave, është për të devijuar përgjegjësinë për sulmet. //rd//

XS
SM
MD
LG