Lidhje

Pakistani ndërmerr operacion kundër grupeve militante


Në një deklaratë të ushtrisë sot konfirmohej se forcat e sigurimit kishin bërë gjithashtu arrestime në kuadër të hetimeve të vazhdueshme, pas tensioneve në rritje me Indinë. Pakistani propozoi gjithashtu dërgimin e një delegacioni të nivelit të lartë në Nju Delhi sa më parë që të jetë e mundur për të ndihmuar hetimet.

Në Washington, zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Sean McCormack tha se Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari i telefonoi sot sekretares së shtetit Condoleezza Rice për ta informuar atë rreth operacioneve. Zëdhënësi McCormack tha se Shtetet e Bashkuara po shikojnë hapa pozitivë nga ana e Pakistanit për të ndihmuar në gjetjen e personave përgjegjës për sulmet.

Nuk u bë menjëherë e qartë nëse operacionet, e përfshira në deklaratën e sotme të ushtrisë, përfshinin edhe një sulm dje vonë kundër një kampi militant afër Muzaffarabad, kryeqyteti i Kashmirit.Dëshmitarët thanë se forcat pakistaneze bastisën një kamp ekstremist të një organizate të jashtëligjshme, për të cilën India thotë se është përgjegjëse për sulmet në Bombei.

XS
SM
MD
LG