Lidhje

Mblidhen ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel në përgatitje të një takimi të kryetarëve të shteteve dhe qeverive për të miratuar nisma të reja sigurimi dhe për të zhvilluar bisedime për traktatin e ri të Bashkimit Evropian.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se ministrat do të diskutojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme, perspektivën për intensifikimin e dialogut mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit, si dhe gjendjen në Republikën Demokratike të Kongos.

Pritet gjithashtu që ata të diskutojnë çështje të sigurimit ndërkombëtar. Para takimit të nivelit të lartë që do të mbahet të enjten dhe të premten, ministrat e Jashtëm të BE-së do të zhvillojnë gjithashtu bisedime për pranimin eventual të Maqedonisë në Bashkim, për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe në Pakistan.//kh//

XS
SM
MD
LG