Lidhje

Buçkovski, 3 vjet e gjysëm burg për shpërdorim detyre


Një gjykatë maqedonase ka dënuar ish-kryeministrin maqedonas me 3 vjet e gjysmë burg për shpërdorim detyre.

Gjykata e Shkupit e deklaroi zotin Buckovski fajtor se kishte sabotuar buxhetin e Maqedonisë ndërsa shërbente si Ministër Mbrojtjes, kur autorizoi shpenzimin e mbi tre milionë dollarëve për pjesë të tepërta këmbimi për tanke T-55.

Gjykata vendosi gjithashtu për një dënim prej tre vjet e gjysmë për ish-shefin e personelit të Maqedonisë, gjeneralin në pension Metodi Stamboliski dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë me nga tre vjet.

Buckovski, aktualisht udhëheqës i opozitës e quajti skandaloz dhe të motivuar politikisht vendimin e gjykatës.//rd//

XS
SM
MD
LG