Lidhje

Privizohet kompania e siguracioneve, Insig


Kompania amerikane "American Reserve Life Insurance" u shpall sot fituese në përfundim të procesit të privatizimit të kompanisë shqiptare të sigurimeve Insig, në të cilën shteti shqiptar është pronar i paketës kontrolluese të aksioneve.

Kompania amerikane ofroi një çmim prej 25 milion eurosh. Sipas autoriteteve ky çmim është 2 milion euro më shumë se sa vlerësimi i bërë mbi çmimim maksimal nga kompania e auditimit KPMG apo 3.5 milion euro më shumë nga sa kishte parashikuar vetë qeveria shqiptare.

Proçesi i privatizimit të Insig ka nisur që në janar të këtij viti dhe ishin të paktën 10 kompani të huaja që paraqitën interes për blerjen e aksioneve. Insig ka qenë kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri por me liberalizimin e tregut ajo vitet e fundit humbi disa pozicione në këtë treg.//rd//

XS
SM
MD
LG