Lidhje

Shtëpia e Bardhë, Kongresi, përparim për të ndihmuar industrinë e makinave


Ligjvënës amerikanë dhe përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë thonë se kanë bërë përparim në bisedimet mbi propozimet për të shpëtuar indistrinë e trazuar të automobilëve.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në senatin amerikan, Heri Riid shfaqi shpresë se marrëveshja do të bëhet gati për t’u hedhur në votë së shpejti, ndoshta që sot ose nesër.

Nëse miratohet, paketa e shpëtimit do të garantonte 15 miliardë dollarë për 3 kompanitë e automjeteve, General Motors, Ford dhe Chrysler, që ato të qëndrojnë në biznes gjatë muajve të ardhshëm.

Zyrtarët e lartë të këtyre kompanive janë kritikuar shumë prej ligjvënësve, Shtëpia e Bardhë dhe nga taksapaguesit, të cilët thonë se këta afaristë nuk manaxhuan mirë kompanitë dhe nuk përfillën nevojën për makina, që përdorin më pak karburant.

Megjithatë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë si dhe presidenti i zgjedhur, Barak Obama, thanë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përballojnë humbjen e indistrisë së automobilëve, një pjesë kjo e rëndësishme e sektorit prodhues të vendit. //rd//

XS
SM
MD
LG