Lidhje

SHBA: Arrihet marrëveshja për të ndihmuar industrinë e makinave


Adminsitrata e Presidentit Bush dhe ligjvënësit demokratë arritën një marrëveshje fillestare për t’i dhënë një hua urgjente prej 15 miliardë dollarësh industrisë amerikane të makinave në krizë. Marrëveshja u arrit mbrëmë vonë, pas disa ditë negociatash intensive.

Sipas marrëveshjes, kompanive kryesore të prodhimit të makinave Ford, General Motors dhe Chrysler do t’i jepen 15 miliardë dollarët, në mënyrë që të vazhdojnë punën për disa muaj. Marrëveshja kërkon krijimin e postit të një zyrtari qeveritar që do ta mbikqyrë programin e huasë. Huaja mund të anulohet nga zyrtari, në se të tre kompanitë nuk propozojnë deri më 31 mars të 2009-ës, plane për ristrukturimin e tyre.Marrëveshja do të votohet ndoshta që sot në Kongres.//lk

XS
SM
MD
LG