Lidhje

Rusia paralajmëron perëndimin për lidhjet me ish-republikat sovjetike


Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi perëndimin që të mos shtrijë interesat e tij në ish republikat sovjetike në kurriz të Moskës.

Zoti Lavrov u tha një grupi biznesmenësh të huaj në Moskë se vendi i tij pranon se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë interesa legjitime në rajon. Por shtoi se ata duhet të ndërtojnë lidhje përmes metodave ligjore dhe transparente dhe jo përmes ndërhyrjeve prapa skenave që sipas tij çojnë në situata krizash.

Ministri rus përmendi tërthorazi konfliktin e vendit të tij me Gjeorgjinë dhe përsëriti kundërshtimin e Rusisë për planet amerikane të mbrojtjes me raketat.

Ai tha se vendi i tij ka shpresa tek administrata e ardhshme amerikane për të konfirmuar angazhimet e bashkëpunimit me Rusinë për të luftuar terrorizmin ndërkombëtar dhe përhapjen e armëve.//kk//

XS
SM
MD
LG