Lidhje

Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë për planin për industrinë e makinave


Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë për një plan 15 miliardë dollarë shpëtimi për industrinë e makinave, megjithëse demokratët dhe republikanët vazhdojnë të debatojnë për këtë çështje.

Dhoma e Përfaqësuesve mund ta votojë projektligjin që sot. Në se miratohet masa do të përballet me një opozitë të fortë të republikanëve në Senat, të cilët thonë se plani nuk bën sa duhet për të siguruar se këto kompani do të reformojnë bizneset e tyre.

Shtëpia e Bardhë thotë se është pranë një marrëveshjeje përfundimtare me udhëheqës të Kongresit për paketën, që do të autorizonte hua emergjente për General Motors dhe Chrysler. Kompania Ford nuk do të merrte menjëherë një hua, por më pas mund të merrte një kredi qeveritare.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se kompanitë duhet të japin prova se mund të nxjerrin fitim në të ardhmen. Një zyrtar i emëruar nga presidenti do të përcaktojë nëse kompanitë do të jenë efektive në të ardhmen afatgjatë. Në të kundërt, ai do të ketë fuqinë të pezulluar huanë dhe për t’i detyruar kompanitë të falimentojnë. //kk//

XS
SM
MD
LG