Lidhje

OKB, BE, takime për ndryshimet klimatike


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel në përpjekje për të arritur një marrëveshje për ndryshimet klimatike dhe një plan stimulues ekonomik.

Organizata 27 anëtarëshe, po synon të arrijë një kompromios për uljen e gazeve karbonike që çlirohen në atmosferë, por pa dëmtuar ekonomitë e vendeve nga Evropa lindore që janë anëtarësuar në BE si dhe pa dëmtuar sistemin energjitik që bazohet tek qymurguri.

Në hapje të takimit dy ditor, Presidenti francez Nikola Sarkozi, vendi i të cilit mban kryesinë e radhës të BE-së, tha se është jetike për udhëheqësit evropianë të arrijnë një marrëveshje.

Po sot, në një konferencë tjetër për mjedisin,Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos tërhiqet nga angazhimet për të luftuar ndryshimet klimaterike.

Zoti Ban i bëri komentet në Poznan të Polonisë, ku përfaqësues nga 145 vende po punojnë për një traktat që do të zëvendësonte Protokollin e Kiotos mbi gazet e dëmshme, i cili skadon në vitin 2012.

XS
SM
MD
LG