Lidhje

Prokurorja e Përgjithshme e Illinoit mund të shkarkojë nga detyra guvernatorin Blagojeviç


Prokurorja e Përgjithshme e shtetit Illinoi Lisa Madigan, tha se ajo mund të ndërmarrë hapa ligjorë për ta detyruar guvernatorin Rod Blagojeviç të largohet nga posti. Guvernatori u arrestua ditët e fundit nën akuzat për korrupsion.

Prokurorja Madigan tha se ajo mund t’i drejtohet Gjykatës së Lartë të shtetit për të shpallur guvernatorin, i cili është demokrat, si edhe ajo, të paaftë për të mbajtur postin.

Prokurorët e kanë akuzuar guvernatorin Blagojeviç se ka kërkuar rryshete dha favore në shkëmbim të caktimit të senatorit që do të zinte vendin e mbetur bosh në Senat pas largimit të presidentit të zgjedhur Barak Obama.

Zoti Obama tha sot se ai është i bindur se zyra e tij nuk është përfshirë në ndonjë prej skemave të guvernatorit Blagojeviç dhe ai përsëriti thirjen që guvernatori të japë dorëheqjen.

Ligjvenësit në Illinoi si dhe demokratët në Senatin amerikan, po ashtu i kanë bërë thirrje atij të japë dorëheqjen, por deri tani guvernatori Blagojeviç nuk ka reaguar. Dje ai u kthye në punë, një ditë pas arrestimit.

XS
SM
MD
LG