Lidhje

Greqia në ditën e gjashtë të protestave


Nxënësit e shkollave të mesme në Greqi i vazhduan protestat duke qëlluar me gurë stacionet e policisë në pika të ndryshme të Athinës.

Protesat, që hynë në ditën e 6-të, pasuan vrasjen e një të riu nga policia. Sot qendra e Athinës, ishte relativisht e qetë. Njerëzit po kthehen në punë, pas grevës 24 orëshe të kërkuar nga sindikata për të protestuar reformat e qeverisë për sistemin e pensioneve dhe privatizimet.

Si kryeministri Kostas Karamanlis edhe udhëheqësi i opozitës Jorgos Papandreu kanë bërë thirrje për qetësi. Dhjetra protestues dhe policë në Athinë dhe në qytetin e Selanikut janë plagosur që nga e shtuna, kur filluan protestat pas vrasjes së një 15 vjeçari nga policia në një lagje të Athinës.

Dy policët përgjegjës për vrasjen janë arrestuar në pritje të gjyqit. Një prej tyre është akuzuar për vrasje. Policët thonë se ata hapën zjarr paralajmaërues. Avokati i njerit prej tyre thotë se policët nuk qëlluan drejtpërdrejt mbi të riun dhe se analizat paraprake të kriminalistikës tregojnë se i riu u vra nga rikosheta e plumbit. //rd//

XS
SM
MD
LG