Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes, Gejts viziton Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts është në Afganistan, ku tha se Pentagoni synon të dërgojë të paktën dy brigada të tjera luftarake deri verën e ardhshme.

Para mbërritjes sot në Kandahar, zoti Gejts u tha gazetarëve në avion se pret që Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë të angazhuar për një kohë të gjatë në luftën në Afganistan. Sekretari Gejts shtoi se kërkon të sigurojë që forcat afgane janë në frontin e parë të betejës kundër kryengritësve dhe talebanëve.

Zyrtarët thanë se Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë gati 20 mijë trupa shtesë në Afganistan vitin e ardhshëm, për t’ju bashkuar 32 mijë trupave që janë tashmë aty, së bashku me po kaq trupa nga vendet e tjera të Natos.

XS
SM
MD
LG