Kur presidenti i zgjedhur Barak Obama të fillojë punën më 20 janar, Partia
Demokrate do të ketë presidencën dhe shumicën në Senat dhe në Dhomën e
Përfaqësuesve. Partia Republikane duhet
të përshtatet në rolin e saj të ri si opozitë konstruktive, pasi mbajti
shumicën në Kongres për 12 vjet në 14 vjetët e fundit, si dhe presidencën për 8
vjet. Por si do të pozicionohen
republikanët për të mbështetur qeverinë dhe për të kundërshtuar politikat me të
cilat ata nuk janë dakord?
Menjëherë pasi Senatori Barack Obama të bëhet President Obama, Partia Demokrate
do të kontrollojë Presidencën dhe Kongresin.
Republikanët do të përbëjnë pakicën, por ndonjëherë humbaja mund të jetë
çliruese. Republikanët nuk do të
përfaqësohen më nga një president jopopullor, nuk do të jenë më përëgjegjës për
një luftë jopopullore si dhe për krizën ekonomike. Por në qoftë se Partia Republikane do të
rifitojë pushtetin, thotë analisti politik i Institutit Amerikan Enterprais
Xhon Fortie, repulikanët duhet të fillojnë ta mbështesin presidentin e
zgjedhur Barak Obama.
“E vëteta është se duke patur parasysh fitoren e thellë të Barak Obamës, në
fillim të adminsitratës ai do të ketë një mbështetje të madhe nga populli
ameikan, dhe në këto kushte republikanët nuk duan të duken si një grup
destruktiv”.
Aleks Konent i Komitetit Kombëtar Republikan thotë se kjo parti synon të luajë
një rol pozitiv në qeveri.
“Ne do të jemi një opozitë besnike. Por
shpresoj që të jemi edhe një një opozitë konstruktive. Ne kemi ide të mëdha për të ardhmen e
vendit”.
Zoti Konent thotë se sot ka më pak mosmarrëveshje mes dy partive për çështje të
politikës së jashtme. Presidenti i
zgjedhur Obama i ka siguruar republikanët duke mbajtur në postin e Sekretarit
të Mbrojtjes Robert Gejts. Administrata
Bush ka rënë tashmë dakord për afatet e tërheqjes së trupave nga Iraku. Sulmet e ditëve të fundit në Bombei dhe në
Pakistan, si dhe gjallërimi i kryengritjes së Talebanëve, përforcon pikpamjet e
zotit Obama se ushtria amerikane ka nevojë për ta rishikuar strategjinë e saj
për atë pjesë të botës.
Megjithatë, çështjet ekonomike ka shumë të ngjarë t’i ndajnë partitë thotë zoti
Konent, dhe republikanët po përpiqen të pozicionohen si konservatorë në
aspektin fiskal
“Presidenti Obama ka folur për shtimin e shpenzimeve qeveritare dhe ngritjen e
taksace. Me siguri që ne do të jemi
kundër ngritjes së taksave dhe duam të ruajmë një kufi në shpenzime. Për mendimin tonë deficiti është shumë i
madh. Ne mendojmë se kjo është çëshja e
parë dhe më e rëndësishme që të dy partitë nuk janë dakord”.
Por Riçard Uolf, analist liberal i revistës Newsweek, thotë se kriza ekonomike
po i detyron shumë republikanë të bëjnë kompromis me parimet e tyre.
“Është e qartë se pozita e republikanëve konservatorë do të jetë kundërshtimi i
të gjitha paketave të shpëtimit, pasi ato ndërhyjnë në dinamikën e tregut. Por nuk duket se një qendrim i tillë do të
ketë ndikim, pasi askush nuk do që të mbajë përgjegjësi për falimentimin e
industrisë amerikane të makinave”.
Xhon Fortie thotë se për të ardhmen, republikanët duhet të trajtojnë çështjet
që ndajnë partinë e tyre, si imigracioni dhe martesa e homoseksualëve. Ndërsa përgatitetn të përshëndesin presidentin e ri, republikanët kanë filluar
menjëherë të mendojmë për zgjedhjet e ardhëshme. //iç//