Lidhje

SHBA: Papunësia në nivelin më të lartë në 26 vjetë



Recesioni i thellë po i detyron kompanitë amerikane të shkurtojnë vendet e punës, duke e çuar numrin e të papunëve në nivelin më të lartë të 26 vjetëve të fundit. Departamenti i Punës tha sot se kërkesat për ndihma nga ata që humbën punën shënuan një rritje të lartë javën e kaluar, duke kapur nivelin më të lartë që nga viti 1982.

Një raport tjetër i qeverisë thotë se si rezultat i rënies së kërkesës, eksporteve amerikane u ulën me 2 përqind në muajin tetor.

Raportet publikohen ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe presidenti i zgjedhur Barak Obama po i kërkojnë Senatit të miratojë një plan për të shpëtuar industrinë e makinave në vështirësi.

Zoti Obama tha se nuk mund të lejohet dështimi i kësaj industrie të rëndësishme. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se ekonomia nuk mund të përballojë humbjen e miliona vendeve të tjera të punës të lidhura me këtë industri.

Kjo është arsyeja që administrata e presidentit Bush po i kërkon anëtarëve skeptikë republikanë të senatit të votojnë për paketën prej 14 miliardë dollarë të shpëtimit. //rd//

XS
SM
MD
LG