Lidhje

Projekt-marrëveshja energjetike Serbi-Rusi përçan qeverinë serbe


Një projekt-marrëveshje prej miliarda dollarësh mes Serbisë dhe Rusisë ka shkaktuar përçarje në koalicionin qeveritar serb. Zëvendës Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç dhe Partia e tij Socialiste janë pro idesë që vendi t’i shesë Rusisë kompaninë kombëtare energjetike pa garanci nga Moska se rusët do të ndërtojnë një tubacion energjie përmes Serbisë.

Por Ministri i Ekonomisë Mlladjan Dinkiç dhe anëtarët e partisë së tij G-17 u tërhoqën dje nga ekipi negociues në shenjë proteste ndaj projektmarrëveshjes.

Ata kërkojnë që Rusia të japë garanci për ndërtimin e një tubacioni në të ardhmen. Por zoti Daçiç tha se Beogradi nuk mund të rrezikojë të humbasë mbështetjen e aleates së tij politike si rezultat i kërkesave të tilla.

Në bazë të marrëveshjes që u bë publike disa muaj më parë, Serbia do t’ia shesë paketën kontrolluese të monopolit të saj të naftës NIS gjidandit rus të gazit natyror, Gazprom. //ad//

XS
SM
MD
LG