Lidhje

Bashkimi Evropian miraton plane për klimën dhe ekonominë


Udhëheqës të lartë të Bashkimit Evropian miratuan një plan stimujsh ekonomikë dhe një pakete në përgjigje të ndryshimeve klimatike.

Presidenti i Francës, Nikola Sarkozi, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, bëri njoftimin për marrëveshjet në Bruksel, në përfundim të takimit dy ditor të nivelit të lartë të udhëheqësve të 27 vendeve të BE-së. Ai u bëri pastaj thirrje vendeve të tjera të botës të ndjekin shembullin e Bashkimit Evropian.

Plani synon uljen e nivelit të gazit karbonik me 20 përqind deri në vitin 2020 dhe parashikon që 20 përqind e energjisë të sigurohet nga burime rigjeneruese po ashtu deri atë vit.

Udhëheqësit miratuan më parë një paketë ndihmash ekonomike prej 260 miliardë dollarësh për të nxitur ekonominë në vështirësi të vendeve të Bashkimit Evropian. (ze)

XS
SM
MD
LG