Lidhje

Kryeprokuorja e Ilinoit kërkon shkarkimin e guvernatorit Blagojeviç


Kryeprokurorja e Ilinoit i ka kërkuar gjykatës së lartë të shtetit që të shkarkojë nga detyra guvernatorin Rod Blagojeviç, pas arrestimit të tij nën akuza për korrupsion.

Prokurorja e Përgjithshme Lisa Madigan tha sot se guvernatori nuk mund t’i përmbushë më me legjitimitet detyrat prandaj ajo ka depozituar një mocion ku i kërkon gjykatës që ta heqë atë përkohësisht nga detyra.

Zonja Madigan thotë se e paraqiti mocionin për ta hequr nga detyra, duke thënë se ai nuk është në gjendje të shërbejë në detyrë. Ajo thotë se këto hapa nuk shmangin nevojën për proces gjyqësor apo për shkarkim të tij.

Zoti Blagojeviç, që u arrestua të martën akuzohet se është përpjekur të marrë rryshfete në këmbim të caktimit të një kandidati për vendin e senatorit që kishte presidenti i zgjedhur Barak Obama.

Zoti Obama thotë se nuk kishte rol në këtë skemë dhe i ka bërë thirrje guvernatorit të japë dorëheqjen.

Zoti Blagojeviç nuk ka dhënë shenja se do të largohet nga detyra. Sot ai u lut së bashku me disa priftërinj në shtëpinë e tij, para se të shkonte në punë, duke u thënë atyre se është i pafajshëm. //kk//

XS
SM
MD
LG